Ledri solidarizohet me gazetarin kosovar, kërkon ndihmë për shërimin e tij (Foto)
Gazetari kosovar Halil Halili është diagnostifikuar me kancer agresiv. Sot në rrjetet sociale e mediat online është bërë thirrje që ta ndihmojmë financiarisht për shërimin e tij.
Edhe reperi njohur kosovar Ledri Vula është solidarizuar me gazetarin Halili, teksa përmes llogarisë së tij Instagram ka shpërndarë edhe fletushkën, ku jepen të dhënat se si mund të kontribuojmë për shërimin e gazetarit.
Kjo nuk është hera e parë që emra të njohur të artit, solidarizohen për raste të tilla.
Ndryshe Halili është një djal i ri i lindur në 1986. Atij I nevojitet shërim jashtë vendit dhe shpenzimet e trajtimit janë shumë të kushtueshme për këtë arsye nevojitet ndihma e të gjithëve./Indeksonline/