Ledri Vula “çan” skenën, performanca që elektrizoi rrjetin
Ikona e hip-hopit Ledri Vula ka ndezur rrjetet sociale me një tjetër moment të zjarrtë nga performanca e tij, ku skena u shndërrua në spektakël drite dhe energjie.
Pamjet tregojnë një atmosferë të çmendur koncerti, me publikun që mban telefonat lart dhe e ndjek çdo lëvizje të artistit, shkruan Indeksonline.

Reperi ka etiketuar United Festival, duke lënë të kuptohet se bëhet fjalë për një event të madh me jehonë ndërkombëtare.

Fansat kanë shpërthyer në komente, duke e cilësuar performancën si një natë e paharruar për ta.
Gjithashtu ka ndarë disa pamje duke performuar me Era Istrefin, Xhensila Myrtezajn dhe Gashin./Indeksonline/

