75 Mall Live Search
12:30 / E Hënë, 04 Qershor 2018 / indeksADMonline

Ledri Vula dhe Lyrical Son nesër lansojnë hitin e kësaj vere (Foto)

Pas suksesit të padiskutueshëm të këngës ‘Merri Merri’ që Ledri Vula solli në bashkëpunim me Butën, reperi i talentuar kosovar vjen me një tjetër bashkëpunim.


Ai kësaj radhe vjen me Lyrical Son, ku dyshja tashmë kanë postuar edhe imazhe, të cilat janë pjesë e klipit, e që duket të jetë tejet veror, shkruan Indeksonline.


Kënga mban titullin ‘Cubana’, ndërsa sipas menaxherit të Ledrit, Faton Shoshit ky projekt muzikor pritet të lansohet nesër. Shoshi ka postuar një instastory në llogarinë e tij Instagram ku ka shkruar: A pe qesim nesër, spom pritet ma.

Ndërsa nuk ka vonuar edhe konfirmimi i Ledrit. Ai ka postuar një instastory ku tregon se pikërisht nesër do të publikohet kënga e tij e re.


Në këtë imazh shihet edhe ikona e bukurinë Marilyn Monroe, se çfarë roli do të ketë emri dhe figura e saj në këtë klip mezi presim ta shohim./Indeksonline/