19:18 / E Martë, 31 Korrik 2018 / indeksADMonline

Ledri Vula dhe Tayna elektrizojnë 13 Summer, me performancë të pakrahasueshme (Video/Foto)

Ledri Vula dhe Tayna kanë arritur të elektrizojnë atmosferën në diskotekën ’13 Summer’ me performancën e tyre mbrëmë.

Në mbrëmjen e kaluar është rikonfirmuar se Ledri Vula është artist i performancave botërore dhe jo vetëm kombëtare, duke mos u thirrur kot ‘King’ i estradës.

Mbrëmë, Ledri bashkë me këngëtaren Tayna u përkujdesën që club-i më i ri dhe më ekstravagant në Prishtinë të arrijë kulminacionin e eventit më të mirë të organizuar ndonjëherë në histori të jetës së natës në Prishtinë, transmeton Indeksonline.

Patjetër që kjo nuk ishte as mbrëmja e parë dhe as e fundit e kësaj vere, Ledri vazhdon tutje duke i vënë ‘zjarrin’ mbrëmjeve të shumta, kësisoj duke mbledhur adhuruesit e muzikës së mirë në një vend, vetëm e vetëm për të dëgjuar këngët e tij dhe për të ndjekur nga afër performancën fantastike./Indeksonline/

Something about last night ? #welovemondays #moti

A post shared by Luaras Annex Meha ? (@luaras_meha) on