75 Mall Live Search
18:52 / E Hënë, 31 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Ledri Vula është ‘babadimri’ i juaj sonte, bënë urim të veçantë për Vitin e Ri

Reperi i dashur dhe mjaft i kërkuar, Ledri Vula ka pasur një vit tejet të suksesshëm.

Ai përveç angazhimeve dhe koncerteve pafund ka sjellur edhe një numër projektesh muzikore të cilat u mirëpriten nga adhuruesit e reperit, shkruan Indeksonline.

Sonte në natën e ndërrimit të moteve, Ledri ka bërë një urim të veçantë.

“E kam kidnapuar babadimrin. Sonte unë do të vijë në shtëpinë tuaj. Ju uroj shëndet dhe lumturi. Urime Viti i Ri” ka shkruar Ledri në urimin e tij.

Ndërsa, reperi sonte pritet të ‘ndezë’ atmosferën në sheshin e Prishtinës i cili organizohet për festën e ndërrimit të moteve./Indeksonline/