20:22 / E Shtunë, 15 Qershor 2019 / indeksADMonline

Ledri Vula i gatshëm për të shkëlqyer në ‘Lojën e Yjeve’

Reperi  i njohur dhe tejet i suksesshëm, Ledri Vula sonte do ta dëshmojë vetën si futbollistë.

Ai po merr pjesë në ndeshjen ‘Loja e Yjeve’ e cila po zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë, shkruan Indeksonline.

Ledri sonte do të paraqitet si futbollistë për të dhënë kontributin e tij në këtë ndeshje me qëllim humanitarë.

Kujtojmë që ndeshja ka filluar me dy gola të shpejtë, rezultati aktual është 1:1./Indeksonline/