75 Mall Live Search
18:39 / E Martë, 18 Mars 2025 / Gj. Sh

Ledri Vula ka një surprizë për fansat, nesër publikon këngën e parë të albumit

Artisti i dashur për publikun, Ledri Vula, ka një lajm të mirë për fansat e muzikës së tij.

Ai ka njoftuar se nesër nga ora 18:00, do ta publikojë këngën e re, që titullohet ”Vet te dhoma”.

Kjo këngë është njëra nga këngët e albumit të tij të ri.

”VET TE DHOMA. Neser n18:00 e keni ne YOUTUBE/SPOTIFY. Tracki par i ALBUMIT. Ngone sa me dit qfare NIVELI jon tjerat. 2025 vit i bukur ka me kon. LOVE”, ka shkruar Ledri.

Postimi i plotë: