75 Mall Live Search
23:06 / E Shtunë, 29 Qershor 2019 / indeksADMonline

Ledri Vula & Lumi B e ‘kallin’ atmosferën me performancën e tyre në Alba Festival

Për ta përmbyllur këtë natë përplot me atmosferë dhe surpriza në Cyrih të Zvicrrës, janë kujdesur dy reperët e suksesshëm shqiptarë Ledri Vula dhe Lumi B, përcjellë Indeksonline.

Alba Festivali i cili ka filluar sot nga ora 14:00 e ku kanë performuar artistë të ndryshëm shqiptarë, tanimë po përmbyllet me performancën e Ledrit dhe Lumit, për të vazhduar edhe nesër me performanca të artistëve të tjerë.

Ajo që vihet re në performancën e Ledrit dhe Lumit është se ata kanë ‘kallur’ atmosferën me të dalë në skenë.

Ata performuan këngën e tyre të re ‘Kiss Kiss’ e cila edhe pse u publikua vetëm pak ditë më parë, publiku e këndonte njëzëri me reperët.

Kjo performancë duket të ketë qenë ‘qërshia mbi tortë’ dhe e ka përmbyllur një natë tejet argëtuese dhe unike për gjithë shqiptarët që kanë marrë pjesë në Alba Festival, i pari i llojit të tij i organizuar në Cyrih të Zvicrrës. /Indeksonline/