12:31 / E Diele, 20 Maj 2018 / indeksADMonline

Ledri Vula me frizurë të re, duket veç ma llokum (Foto)

Ledri Vula jo vetëm që është një nga reperët më të talentuar dhe më të suksesshëm shqiptar, por ai është edhe një nga meshkujt më të pëlqyer nga gjinia e bukur.

Këtë e dëshmon edhe numri i ndjekësve që ka në rrjetin social Instagram dhe komentet që i bëjnë atij, shkruan Indeksonline.

Ledri së fundmi ka rritur flokët e tij kaçurel çka po e bëjnë edhe më të pashëm, ndërsa sot ka vendosur që të ndryshoi pak frizurën.

Reperi ka prerë pak flokët, ndërsa këtë imazh e ka ndarë edhe me fansat në llogarinë Instagram. Si gjithmonë me stil, e me trup të formuar, ai veçse është bërë më llokum me këtë ndryshim.


Ndryshe Ledri po e shijon momentalisht suksesin e këngës ‘Merri merri’ që e solli në bashkëpunim me Butën, e që është bërë hiti i këtyre ditëve, por që pritet të jetë edhe i kësaj vere./Indeksonline/