21:19 / E Martë, 20 Gusht 2019 / indeksADMonline

Ledri Vula me ‘MEM’ arrinë shifra të larta të dëgjueshmërisë

Me sa kemi parë këtë sezonë, reperi Ledri Vula ka qenë një nga këngëtarët më aktiv në skenën muzikore shqiptare, sikur me lansimin e projekteve të reja poashtu edhe me koncerte nëpër vende të ndryshme, shkruan Indeksonline.

“Rio Rio”, “MEM”, “Kiss Kiss”, “M’ke harru”, kanë qenë disa nga këngët që ka sjellë së fundmi reperi e që menjëherë janë kthyer në hite duke u pëlqyer shumë nga publiku.

Kënga “MEM” që ka pothuajse një muaj prej lansimit të saj ka arritur të grumbulloj më shumë se 7 milion dëgjime në kanalin Youtube, duke u pritur mjaft mirë.

Kujtojmë që reperi Ledri Vula ka arritur që vazhdimisht të jetë afër fansave të tij të shumtë nëpër vende të ndryshme. /Indeksonline/