75 Mall Live Search
10:57 / E Hënë, 05 Maj 2025 / AR

Ledri Vula paralajmëron “shpërthimin” e verës/ Albumi gati, bashkëpunime zjarr!

I ftuar në mëngjesin e sotëm në emisionin “Radar” me Edita Doli, ishte ikona e hip-hopit shqiptar, Ledri Vula.

I njohur jo vetëm për muzikën, por edhe si një nga figurat më të pëlqyera të showbizit, Ledri vazhdon të rrëmbejë vëmendjen e miliona fansave, shkruan Indeksonline.

Gjatë intervistës, ai zbuloi se është në prag të lansimit të albumit të ri.

“Albumin e kam gati, veç datën s’e kam lanë ende,” u shpreh ai me një buzëqeshje enigmatike.

I pyetur për bashkëpunimet pas suksesit me Xhensilën, ai premtoi:

“Kom me pas bashkëpunime këtë verë. Kemi eksperimentu shumë këtë vit, edhe kemi punu shumë.”

Ledri duket i vendosur që vera e 2025-s të jetë nën ritmin e tij dhe fansat po presin me padurim./Indeksonline/