75 Mall Live Search
12:04 / E Diele, 01 Shtator 2019 / indeksADMonline

Ledri Vula përplot stil në paraqitjen e fundit

Reperi i njohur shqiptar Ledri Vula është një nga reperët më të pëlqyer, shkruan Indeksonline.

Ai këtë verë ka qenë njëri nga këngëtarët më aktiv në lansimin e projekteve të reja muzikore si dhe ka qenë më i kërkuari nëpër koncerte në vende të ndryshme.

Duke qenë se këngët e tij kthehen menjëherë në hite, publiku me shumë dëshirë e ka pritur reperin nëpër vende të ndryshme ku ai ka performuar, duke i mbushur përplot vendet ku ka qenë i pranishëm me koncerte Ledri.

Në paraqitjet e tij publike, Ledri gjithnjë paraqitet plot stil, edhe në paraqitjen e fundit përmes një imazhi në llogarinë e tij në Instagram ai ka shkëlqyer.

Kujtojmë që këngët e tij të publikuara këtë verë si : “Kiss Kiss” , “Rio Rio”, “MEM” apo “M’ke harru” janë pritur tejet mirë nga publiku. /Indeksonline/