Ledri Vula publikon paraskenat e videoklipit të hitit ‘That’s Mine’
Ditë më parë u publikua bashkëpunimi i shumëpritur në mes të reperit të njohur, Ledri Vula dhe Gashit.
Dyshja fantastike, lansua këngën ‘That’s Mine’ së bashku me videoklip i cili u mirëprit nga adhuruesit e të dy reperëve, shkruan Indeksonline.

Ndërsa, në llogarinë e tij në ‘Instagram’, Ledri ka publikuar një video të shkurt nga prapaskenat e videoklipit ku dy reperët shihen gjatë xhirimeve.
Kujtojmë që ‘That’s Mine’ ka arritur të mbledh gati 2 milionë klikime në kanalin ‘Youtube’./Indeksonline/