15:39 / E Diele, 13 Janar 2019 / indeksADMonline

Ledri Vula si ajka e muzikës, ‘flakëron’ Athinen me super hitet e tij!

Artisti i shquar i muzikës, Ledri Vula ka mbajtur koncertin e radhës në Athinë.

Kanë qenë fansa të shumtë të Vulës atë që kanë pritur me padurim të dëgjojnë këngët dhe vokalin unik të reperit në fjalë, shkruan Indeksonline.

Padyshim që atmosfera ka qenë në maksimum, derisa interpretuesi i shumë hiteve është kujdesur që fansat e tij të argëtohen si mos më mirë.

Pronari i ‘Miha AlbEvent’, Luan Miha përmes një postimi i falenderoi të gjithë ata që ishin prezentë. Tutje falenderoi Ledri Vulan për atmosferën që krijoi. /Indeksonline/