17:08 / E Martë, 13 Gusht 2019 / indeksADMonline

Ledri Vula sonte pritet ta ‘djeg’ atmosferën në Prishtinë

Reperi i njohur Ledri Vula ka qenë mjaft aktiv këtë sezonë verorë, qoftë me publikimin e këngëve të reja poashtu edhe me koncerte të shumta për të qenë sa më afër fansave të tij të shumtë, shkruan Indeksonline.

Këngët e tij që u publikuan këto ditë të nxehta, sollën një ‘freski’ për fansat të cilët i pritën mjaft mirë këngët e reperit.

Koncertet e reperit nëpër vende të ndryshme u karakterizuan me një interesim të madh për të shijuar atmosferën e krijuar, si dhe vendet ku performoi reperi ishin të mbushura plot.

Sonte reperi pritet që të performoi në Duplex Club në Prishtinë ku pritet të krijohet një atmosferë e zjarrtë. /Indeksonline/