75 Mall Live Search
12:15 / E Mërkurë, 22 Qershor 2022 / C E

Leeds refuzon ofertën e Arsenalit për yllin brazilian

Skuadra angleze Leeds United ka refuzuar ofertën e Arsenalit për sulmuesin e krahut, Raphinha, raporton “The Athletic”.

Klubi i londinez bëri një ofertë për yllin brazilian mbrëmë, por ajo ra shumë nën vlerësimin e Leeds, i cili tani e ka refuzuar atë ofertë.

Interesi i Arsenalit për Raphinha mbetet i fortë, pasi që Mikel Arteta e do me çdo kusht transferimin e tij, dhe drejtori sportiv i klubit, Edu, ka lidhje të mira me agjentin e tij Deco.

25-vjeçari brazilian pritet prej kohësh t’i bashkohet Barcelonës dhe skuadra katalanase shihet si opsioni i tij i preferuar, megjithëse interesimi i saj është ndërlikuar nga problemet financiare.

Pas Barcelonës, Chelsea thuhet se është destinacioni i preferuar i Raphinha-s dhe jo vetëm që një lëvizje atje do të siguronte futbollin në Ligën e Kampionëve, por potencialisht edhe një shans më të mirë për të fituar trofe të mëdhenj.

Kontrata aktuale e Raphinhas me Leeds do të skadojë në vitin 2024.

Ndërkaq, Arsenali tashmë ka rënë dakord për të nënshkruar me Marquinhos, Matt Turner dhe Fabio Vieira këtë verë.