20:57 / E Hënë, 18 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Leeds United dënohet me 228 mijë euro për spiunazh

Skuadra angleze Leeds United është dënuar me 228 mijë euro nga Federata e Futbollit të Anglisë.

Kjo për faktin që trajneri Marcelo Bielsa përmes bashkëpunëtorëve të tij ka përgjuar stërvitjet e kundërshtarëve në mënyrë të fshehtë.

 Trajneri argjentinas pa asnjë kompleks e pranoi pas ndeshjes me Derby Countyn që këtë e ka praktikuar me të gjithë kundërshtarët.

Leeds United pretendon të kthehet në Premier League pas më tepër se një dekade. Aktualisht është në vendin e 3-të në Championship me 61 pikë. /Indeksonline/