Leeds United rikthehet në Premier Ligë pas 16 vitesh

Me humbjen që e pësoi sonte West Bromwich nga Hundersfiel (1:2), skuadra e Leeds e ka siguruar rikthimin në Ligën Premiere të Anglisë.
Leeds është i pari me 87 pikë, 5 më shumë se WBA dhe 6 më shumë se Brentford.
Një arritje historike për Leeds që nuk luanin në elitën e futbollit anglez prej më shumë se 16 vitesh.
Te kujtojmë se te Leeds me shumë sukses luan futbollisti shqiptar Ezgjan Alioski që mbron ngjyrat e Maqedonisë së veriut dhe do të jetë kundërshtar me Kosovën në gjysmëfinale ë Ligës së Kombeve për kualifikim në kampionatin Evropian.