21:52 / E Mërkurë, 06 Korrik 2022 / Gj. Sh

Leeds zyrtarizon zëvendësuesin e Kalvin Phillips

Skuadra e Ledds ka njoftuar se ka zyrtarizuar transferimin e futbollistit Tyler Adams nga RB Leipzig.

Ai ka nënshkruar kontratë me skuadrën e Leeds deri më 30 qershor 2027.

Adams është transferuar si zëvendësues i Kalvin Philips, i cili u bashkua me skuadrën e Manchester Cityt.

Leeds përfitoi 45 milionë euro nga transferimi i Philips te City./Indeksonline/