75 Mall Live Search
22:10 / E Enjte, 10 Shkurt 2022 / MSH

“Legalizimi i kanabisit mjekësor”, Rama: Ndoshta duhen dëgjuar qëndrimet pro, kemi dilema

Këshillimi Kombëtar ka qenë temë kryesore e diskutimit të socialistëve në mbledhjen e kryesisë mbrëmjen e sotme.

Në deklaratën për media kryeministri Edi Rama deklaroi se ky proces është për të marrë mendimin e qytetarëve dhe po jo për t’u faturuar atyre kostot e vendimeve të qeverisë.

“Jemi mbledhur për këshillimin kombëtar. Tani që shtrirja e shpërndarjes ka kaluar gjysmën është koha për të krijuar një angazhim në territor. Do prekim të gjithë territorin lidhur me temat e këshillit kombëtar. Është një proces i ri.

Shpresoj shumë që të na japë mundësinë të fusim politikën në jetën e përditshme. Këto janë vendime të qeverisë. Ne kemi dilema. Nuk është se ne po u themi njerëzve na jepni ju opinione për vendime që shkojnë përtej nesh dhe t’i përdorim për luftë politike. Për të gjitha çështjet që mund të ndjekim ka argumente”, tha Rama.

Ai mori shembull çështjen e legalizimit të kanabisit mjekësor ku theksoi se deri më tani është ndjekur vetëm rruga e qëndrimeve kundër duke shtuar se ndoshta tani është koha të shihen edhe qëndrimet pro.

“Fjala vjen nëse duhet apo nuk duhet të legalizojmë përdorimin e kanabisit mjekësor. Deri tani kemi ndjekur rrugën e Jo, tani është koha të ndjekim rrugën e Po. Të dëgjojmë çfarë do thonë shqiptarët. Pa dallim partish. Zarfat janë anonim. Nuk kërkohet asgjë tjetër veçse kërkesës për t’u bashkuar. Nga përçarja kosto kryesore ka rënë në çështjet që kanë më shumë rëndësi”, deklaroi ai.