Legalizimit të marihuanës në Kanada ja sheh “hajrin” një shitëse e biskotave
Një vajzë 9 vjeçare nga Kanada ka përfituar nga legalizimi i marihuanës në vendin e saj.
Elina Childs të mërkurën ka dalë para një dyqani të marihuanës për të shitur biskota. Brenda një kohe të shkurtër ajo shiti 30 kutia me biskota, duke dalë 90 dollarë në fitim, transmeton Indeksonline.
Babai i Elines tha se dita e parë e legalizimit të marihuanës ishte një mundësi biznesi për të dhe të bijën.
“Ne i shisnim tek banorët e lagjes por gjithmonë shitja shkonte ngadalë” tha babai i Elinës./Indeksonline/