75 Mall Live Search
23:05 / E Diele, 15 Dhjetor 2024 / L A

Leganes i shkakton humbjen e katërt Barcelonës në La Liga

Ka përfunduar ndeshja në “Montjuic” mes Barcelonës dhe Leganesit në La Liga.

Leganes, shokoi liderin Barcelonën, duke e mposhtur në shtëpi me rezultat minimal 0-1, duke e bërë interesante garën për titull.

Goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga Gonzalez në minutën e 4-të të ndeshjes.

Me këtë rezultat Barcelona, mbetet në pozitën e parë me 38 pikë aq sa Atletico në vend të dytë, ndërsa Leganesi ngjitet në pozitën e 15-të dhe ka gjithsej 18 pikë./IndeksOnline/