15:33 / E Martë, 01 Tetor 2019 / indeksADMonline

Legjenda Andriy Shevchenko mund të bëhet trajner i Milanit?

Ndërkohë që po shtohen zërat për një shkarkim të mundshëm të Marco Giampaolos nga stoli i Milanit, për shkak të rezultateve të dobëta, vazhdojnë të shtohen edhe alternativat që lakohen si zëvendësues të mundshëm të tij.

Njëri prej tyre, Andriy Shevchenko, ka mbërritur në qytet mbrëmjen e djeshme, për të parë sfidën e Ligës së Kampionëve midis Atalantës dhe Shakhtar Donetskut, që do të zhvillohet në stadiumin ku ai ka shkëlqyer për disa sezone në “San Siro”.

Ish- numri 7 i Milanit është aktualisht trajner i Kombëtares ukrainase dhe po shfrytëzon rastin për të parë nga afër disa nga futbollistët e Shakhtarit, ashtu si edhe për të takuar miqtë e tij, Boban e Maldini, që janë drejtues të klubit kuqezi.

Për momentin, Schevchenko është vetëm një ndër shumë emra të lakuar për të marrë vendin e Giampaolos, nëse ky i fundit, do të shkarkohet pas ndeshjes me Genoan, por shpejt mund të ekzaltojë ambientin kuqezi me një rikthim të bujshëm.