75 Mall Live Search
09:59 / E Mërkurë, 10 Dhjetor 2025 / G T

Legjenda Capello: S’ishte penallti, Wirtz u hodh vetë në tokë…!

Legjenda Fabio Capello, ka komentuar penalltinë e Liverpoolit që ia solli fitoren minimale 1:0 ndaj Interit.

Në minutat e fundit të ndeshjes, Florian Wirtz u kap nga mbrojtësi, Bastoni, shkruan Indeksonline

Ai u rrëzua në 16-metërsh dhe gjyqtari akordoi penallti – të cilën në gol e shëndërroi mesfushori hungarez, Dominik Szobozslai.

Ish-trajneri, Capello thotë se kjo nuk ishte penallti.

“Një penallti që s’duhej dhënë kurrë. Wirtz bëri simulim, u hodh vetë në tokë.

“Nuk e kuptova ndërhyrjen e VAR-it. Për t’i anuluar golin Liverpoolit, që dukej qartë, pritën 3 minuta. Turp, thjesht turp”, u shpreh Capello

/Indeksonline/