Legjenda Cassano për transferimin e Zhegrovës në Juventus: Është më i miri në merkaton e Series A…!

Legjenda e futbollit italian, Antonio Cassano ka komentuar transferimin e Edon Zhegrovës në Juventus nga Lille në afatin kalimtar të verës.
Cassano e ka vlerësuar lartë këtë lëvizje të “Zonjës së vjetër”, madje duke thënë se është “goditja” më e fortë e kësaj merkatoje në Serien A, shkruan Indeksonline
“Transferimi më i mirë italian i tregut të transferimeve sipas mendimit tim është Zhegrova i transferuar në Juventus. Ai është një lojtar me personalitet, i cili më pelqën shumë. Ai ka cilësi dhe mendoj se do të bëjë gjëra të mëdha”, u shpreh Cassano
Kujtojmë se Zhegrova për shkak të transferimit te Juventusi humbi edhe ndeshjet e shtatorit me Kombëtaren e Kosovës./Indeksonline/
🗣️ Cassano: “Il miglior colpo italiano del calciomercato secondo me è Zhegrova alla Juventus. Un calciatore di personalità che mi piace tantissimo, ha qualità e secondo me farà grandi cose” pic.twitter.com/HJXUIxm2Ks
— Amo Juve (@amojuve) September 3, 2025