Legjenda Del Piero kërkon më shumë minuta për Zhegrovën: Mund t’i bëjë dëm kundërshtarit!
Legjenda e futbollit italian, Del Piero kërkon më shumë minuta për Edon Zhegrovën.
Futbollisti i Kombëtares së Kosovës mbrëmë luajti 20 minuta në barazimin 1:1 ndaj Sporting Lisbonës në Ligën e Kampionëve, shkruan Indeksonline
Del Piero, kërkon më shumë minuta në dispozicion për “luanin” kosovar dhe beson se ai mund t’u bëjë dëme lojtarëve kundërshtarë.
“Zhegrova është ai lloj lojtari që të jep ndjesinë se mund t’i bëjë dëm kundërshtarit, kjo është diçka që duhet të jetë e pranishme gjatë të gjitha 90 minutave”, u shpreh Del Piero.
Lojtari kosovar mbrëmë luajti për herë të parë nën urdhërat e trajnerit, Spalletti – i cili u impresionua me shpejtësinë e tij./Indeksonline/

