75 Mall Live Search
10:01 / E Enjte, 24 Tetor 2024 / G T

Legjenda e Argjentinës futet në mes të tifozëve, ndalon përleshjen masive gjatë ndeshjes Boca – Gimnasia

Skuadra e Boca Juniors-it shënoi fitore gjatë penalltive në çerekfinale të Kupës së Argjentinës ndaj Gimnasias, pasi rezultati i takimit u mbyll me shifrat e barabarta, 1:1.

Në fundin e ndeshjes, tifozët vendës ishin gati të fillonin një përleshje masive me kundërshtarët, shkruan Indeksonline

Por, një akt heroik bëri legjenda e futbollit dhe tani president i klubit historik në Argjentinë, Riquelme.

Riquelme u fut në mesin e turmës dhe ndaloi një përleshje masive.

Kjo po cilësohet si një veprim fantastik nga Riquelme, i cili rrezikoi edhe vetën e tij për ta parandaluar më të keqen./Indeksonline/