16:22 / E Premte, 19 Janar 2018 / indeksADMonline

Legjenda e Arsenalit: Alexis Sanchez mercenari më i madh i futbollit

Largimi i Alexis Sanchez po përcillet me kritika nga analistët anglezë. I radhës është nga ish legjendari i Arsenalit, Martin Keown.

Ish mbrojtësi anglez e ka quajtur Sanchezin si mercenarin më të madh që ka njohur në futboll.

“Alexis është mercenari më i madh në futboll që kam njohur. Tek ai nuk është në pyetje futbolli, por vetëm paraja. Kështu bëri me çdo vendim në karrierë. Nuk e di nëse një futbollisti të madh i ka hije kështu” ka thënë Keown./Indeksonline/