Legjenda e Arsenalit “godet” sulmuesin e Chelseat: Më shumë përkujdeset për flokët, sesa për golat

Skuadra e Chelseat mposhti 4:3 Manchester Unitedit në “Stamford Bridge”, ndeshje kjo e vlefshme për javën e 31-të në Premier League.
Legjenda e futbollit anglez, Paul Merson ka bërë një postim në rrjetet sociale dhe ka kritikuar lojtarin e Bluve të Londrës, Nicolas Jackson, shkruan Indeksonline
“Nëse Jackson punon se si të shënoj gola, më shumë sesa që merret me flokët e tij, do t’i shënonte 20 gola gjatë këtij sezoni”, u shpreh Merson
Jackson erdhi te Chelsea nga Villarreal dhe gjatë këtij sezoni në të gjitha garat zhvilloi 34 ndeshje, shënoi 12 gola dhe bëri katër asiste./Indeksonline/