17:42 / E Enjte, 04 Korrik 2019 / indeksADMonline

Legjenda e Bayern Munchen dhe Holandës, Robben njofton daljen në pension

Arjen Robben ka konfirmuar se ka vendosur të pensionohet nga futbolli.

Mesfushori 35 vjeçar u largua nga Bayern Munchen këtë verë pasi kontrata e tij përfundoi dhe kishte fjalë lidhur me një kthim në ish-klubet Groningen dhe PSV, si dhe një lëvizje në MLS, shkruan goal.com përcjell indeksonline.

“Unë kam qenë duke u menduar shumë gjatë javëve të fundit,” tha ai në një njoftim për shtyp. Kam marrë kohë për të marrë një vendim për të informuar për të ardhmen time pas ndeshjes së fundit të Bayern Munichut dhe kështu vendosa t’i jap fund karrierës sime si një lojtar profesionist futbolli.

Është pa dyshim vendimi më i vështirë që duhej të bëja në karrierën time. Një vendim ku zemra dhe mendja u përplasën. U deklarua Robben pas vendimit të tij.