Legjenda e boksit shihet në karrige me rrota

Ish kampioni i botës në peshat e rënda, Myke Tayson , është parë në një karrige me rrota të martën në aeroportin e Miamit.
Tayson hodhi poshtë thashethemet për një sëmundje të tij. Mesa duket boksieri ka një problem me nervin shiatik, kjo është edhe arsyeja pse ai u pa në karrige me rrota.
Para pak kohe 56-vjecari, bëri njerëzit të mendonin se ai vuan nga probleme shëndetësore.
“Kur shikoj në pasqyrë, shoh ato pika të vogla në fytyrën time, them: ‘Uau. Kjo do të thotë se data ime e skadencës po afrohet, shumë shpejt’” tha ai. /IndeksOnline/
