Legjenda e Dortmund kritikon ashpër Dembele
Legjenda e Borussia Dortmund, Karl-Heinz Riedle ka kritikuar ashpër Ousmane Dembele për mënyrën si kaloi tek barcelona.
Dembele u transferua në Camp Nou në gusht, për një shumë prej 105 milionë eurosh, që me shtesa arrin në 147 milionë euro.
Kalimi i tij u bë i mundshëm tek pasi hyri në grevë, duke refuzuar të stërvitet me skuadrën, që drejtohet nga Peter Bosz.
“Dembele ka pasur ndikim të madh dhe e kemi ditur se do të ishte e vështirë ta mbajmë”.
“Megjithatë, nuk më pëlqeu mënyra si u largua nga skuadra. Ai duhej të përballej me masa të rrepta pas asaj që pati bërë”./klankosova