Legjenda e Feronikelit kritikon presidentin Ramaj për komentet në facebook
Një ndër futbollistët që ka pasur rolin më të rëndësishëm në ndërtimin dhe sukseset e Feronikelit padyshim është portieri Granit Kolshi.
Ai ka luajtur shumë vite me ekipin nga Drenasi, qysh nga koha kur skuadra bënte gara në Ligën e Parë e deri të shpallja kampion për herë të parë në vitin 2015.
Kolshi që tani jeton në SHBA, ka kritikuar presidentin e Feronikelit Naser Ramaj për komentet e tij në facebook, ku shprehu mllefin me futbollistët pas humbjes 2-1 nga Ferizaji dhe paralajmëroi denime.
“Naser Ramaj, a kryetar koke nxeh po qitasht kan nevoj mi perkrah kta e jo me ja hup motivin mendo pak ma pozitivisht” shkruan Kolshi. /Indeksonline/
