75 Mall Live Search
18:36 / E Shtunë, 20 Janar 2024 / Gj. Sh

Legjenda e futbollit afrikan shtrihet në spital menjëherë pas ndeshjes

Trajneri i Kombërtares së Senegalit, Aliou Cisse nuk është në gjendje të mirë shëndetësore dhe tashmë gjendet në spital.

Faqja e njohur sportive në Afrikë, Canal Plus ka raportuar se ish-futbollisti i famshëm është në spital momentalisht duke i pritur disa analiza për ta mësuar gjendjen e tij shëndetësore, shkruan Indeksonline

Cisse u shtri në spital menjëherë mbrëmë pas fitores së ekipit të tij Senegalit (3-1) ndaj Kamerunit në takimin e vlefshëm për fazën e grupeve të AFCON-it.

47-vjeçari është trajner i Senegalit që nga viti 2015 dhe ka pasur suksese të mëdha me këtë Kombëtare qe nga koha kur është emëruar në stol.

Kujtojmë që Cisse sa ishte futbollist ka luajtur për skuadrat e famshme, si PSG, Lille, Birmingham City, Nimes, Portsmouth dhe Sedan./Indeksonline/