Legjenda e futbollit anglez e propozon Kloppin për selektor te “Albionët”

Gary Lineker shpreson të mos e shohë më Southgate në pankinën e kombëtares së tij.
Jurgen Kloppi është i preferuari i Linekerit, një emër për të cilin bien dakord pothuajse të gjithë në Angli.
Gjermani, prej vitesh një ndër trajnerët më të suksesshëm në qarkullim, po shijon pushimet pas përfundimit të aventurës 9-vjeçare me Liverpoolin.
Kloppi e ka shprehur shumë herë që do të qëndrojë të paktën një vit pushim, por emri i tij ka nisur të lidhet me stolin e kombëtares angleze.
“FA-ja duhet të bëjë të pamundurën për Jurgen Kloppin. Trajneri është i lirë, gjithashtu ka pushuar mjaftueshëm“, u shpreh Linekeri.