75 Mall Live Search
08:11 / E Premte, 27 Mars 2020 / indeksADMonline

Legjenda e futbollit: Barcelona duhet të bashkoj prap Neymarin me Messin e Suarezin

Që nga largimi i Neymar nga Barcelona ka pasur disa tentime të katalunasve për ta kthyer përsëri në skuadër futbollistin.

E siç duket që të rikthehet Neymar në Barcelonë dëshirë ka edhe legjenda e futbollit Rivaldo, transmeton IndeksOnline.

Rivaldo ka thënë që Barcelona duhet të bëjë çdo ofertë që ta kthejë Neymarin gjatë kësaj vere dhe të bashkohet me Messin dhe Suarezin.

Ish sulmuesi i Barcelonës ka thënë që kjo treshe e futbollistve mund të ndezë një partneritet shkatërrues në sulm.

Neymar u largua nga Barcelona në drejtim të Paris Saint-Germain në vitin 2017 për një shumë rekorde mirëpo tani është duke u raportuar për një kthim të mundshëm./IndeksOnline/.