Legjenda e futbollit e paralajmëron Napolin: Ronaldo e do James-in në Juventus
Kohët e fundit është raportuar që Real Madrid dhe Napoli janë në bisedime për transferimin e James Rodriguez.
Sot, legjenda e futbollit, Lothar Matthaus ka folur për të ardhmen e kolumbianit.
“Ai do të jetë në Juventus, me shokun e tij dhe ish-partnerin, Cristiano Ronaldo.”, ka thënë Mattaus për ‘AS’.
“Unë e shohë atë në Juventus. Ai është shumë i afërt me Ronaldon dhe më ka thënë se është në kontakt me të. “, tha ai.
Ronaldo dhe James ishin miq shumë të mirë gjatë kohës në Real Madrid./Indeksonline/