20:55 / E Hënë, 15 Korrik 2019 / indeksADMonline

Legjenda e Interit: Do të preferoja Icardin para Lukaku

Legjenda e Interit, Sandro Mazzola ka pohuar se do të preferonte që Interi ta mbante Mauro Icardin, në vend që të transferoj Romelu Lukaku.

Nerazzurrët ende po negociojnë për marrëveshjen e cila mund ta bëjë Lukakun të vijë në San Siro, por Manchester United është duke e bërë të vështirë transferimin.

Në një intervistë që Mazzola i dha NewNotizie, tha: “Sa i përket sulmit, Romelu Lukaku dhe Edin Dzeko janë dy pika me vlerë globale, por unë gjithmonë do të zgjedh Mauro Icardi. Ndërmjet Lukakut dhe Boshnjakit unë gjithmonë do të zgjedh Maurito, ai është një futbollist i pabesueshëm dhe më vjen keq për ta parë atë në shitje”./Indeksonline/.