75 Mall Live Search
16:25 / E Premte, 12 Shkurt 2021 / Blerim

Legjenda e Juventusit: Milani mund ta fitojë titullin!

Legjenda e Juventusit, Dino Zoff tha që Milani mund të fitojë titullin në këtë edicion. 

Zoff tha beson se njerëzit e Stefano Pioli janë më shumë sesa vetëm Gigio Donnarumma dhe Zlatan Ibrahimovic.

Kur u pyet nga La Gazzetta dello Sport nëse Milani mund ta fitojë Ligën në vitet 2020-21, ai u përgjigj: “Sigurisht”.

“Ata nuk kanë vetëm Gigio dhe Ibrahimovic, por një ekuilibër të shkëlqyeshëm në ekip. Pioli ka arritur të krijojë një ambient plot entuziazëm.
“Me kalimin e kohës, ata kanë gjetur vazhdimësi dhe në janar ata e kanë përmirësuar skuadrën përsëri.

“Ata mund të shkojnë deri në fund.”

Përpara javës së 22, Milani është i pari në Ligë, dy pikë më lart se Inter dhe shtatë pikë përpara Juventusit, i cili ka edhe një ndeshje të mbetur.