75 Mall Live Search
15:35 / E Hënë, 07 Dhjetor 2020 / A. A

Legjenda e Liverpoolit e ‘kryqëzon’ Xhakën: Lojtarët e mëdhenj nuk lejojnë që kjo t’iu ndodh

Analisti Graeme Souness ka fajësuar Granit Xhakën për golin e dytë që Arsenali e pësoi kundër Tottenhamit të dielën.

Legjenda e Liverpoolit në analizën e ndeshjes në Sky Sports, theksoi se Xhaka është dashur të pozicionohej në mbrotje, duke parë që Thomas Partey ishte i lënduar.

“Si mesfushor qëndror, apo si mesfushor defanziv – nuk e di ende çfarë luan Xhaka edhe pse ka 6-7 vjet që është aty. Vazhdimisht ai duhet të shikojë në krahë dhe duke e parë të lënduar Parteyn, nuk është dashur në asnjë mënyrë të lejohej aq shumë hapësirë për Lo Celson. Lojtarët e mëdhenj nuk lejojnë që kjo t’u ndodhë” deklaroi Sounessi.

/Indeksonline/