75 Mall Live Search
23:58 / E Hënë, 19 Gusht 2024 / C E

Legjenda e Liverpoolit iu bën thirrje futbollistëve: Mos nënshkruani me Chelsean

Skuadra e Chelseas ka qenë në qendër të vëmendjes këtë verë pas transferimeve të shumta që ka bërë.

Përkundër transferimeve, Blutë dështuan në ndeshjen e parë kundër Manchester Cityt.

Legjenda e Liverpoolit, Jamie Carragher iu ka bërë thirrje futbollistëve që të mos të transferohen në “Stanford Bridge”.

“Chelsea duhet të ndalojë blerjen e lojtarëve dhe lojtarët duhet të ndalojnë nënshkrimin për Chelsean”, ka thënë ai në Sky Sport.

Chelsea aktualisht ka 42 futbollistë me kontratë të gatshëm për të luajtur. /IndeksOnline/