10:36 / E Mërkurë, 09 Tetor 2019 / indeksADMonline

Legjenda e Man. Unitedit: Shaqiri si një fëmijë i lazdruar!

Legjenda e Manchester Unitedit, Peter Schmeichel, e ka kritikuar Xherdan Shaqirin.

Ish- portieri legjendar ka thënë se sjellja e Shaqës karshi përfaqësueses së Zvicrës është e ngjashme me sjelljen e një fëmije të lazdruar.

Këto deklarata, Schmeicheli i ka bërë para ndeshjes kualifikuese në grupin D ndërmjet Zvicrës e Danimarkës.

“Më pëlqyen fjalët e Granit Xhakës në kontekstin e mungesës së Shaqirit te Zvicra. Shaqiri po sillet si një fëmijë i lazdruar dhe kjo nuk është e mirë për një profesionist.

Sa u përket cilësive të tij, nuk mund ta mohoj, Shaqiri është lojtar shumë i mirë, driblon mirë, gjuan dhe ka këmbë të shpejta.

Ishte i shkëlqyeshëm te Baseli, cilësor te Bayerni, fantastik te Stoke dhe u gjend mirë edhe te Liverpool”, ka thënë Schmeichel për Shaqirin./Indeksonline/