Legjenda e Manchester United-it e quan Pogban ‘egoist’
Manchester United-i barazoi me Wolverhamptonin 1-1 në ndeshjen e fundit të javës së 2-të në Premier Ligë.
‘Djajtë’ patën mundësi shumë të mirë për të fituar por Paul Pogba e humbi penalltinë në pjesën e dytë. Legjenda e Man Utd, Gary Neville ishte shumë i nervozuar me veprimin e mesfushorit francez, i cili debatoi me Marcus Rashford dhe i’a morri topin për të ekzekutuar penalltinë.
“Fillimisht isha shumë nervoz me Pogban. Thash ky njeriu tipik, që është egoist. Pse duhet t’ia marrësh dikujt topin për të gjuajtur penalltinë?” deklaroi Neville.
Manchester United-i ka 4 pikë nga 2 ndeshjet e para. Dy skuadrat e vetme që kanë pikë maksimale janë Liverpooli dhe Arsenali. /Indeksonline/