Legjenda e Manchester United, Roy Keane thotë se Xhaka nuk pati faj te goli i pranuar
Ish kapiteni i Manchester United, Roy Keane dhe Jamie Carragher kanë zhvilluar një debat të nxehtë për golin e Scott McTominay kundër Arsenalit.
Carragher ishte kritikues ndaj veprimit të Xhakës, i cili uli kokën kur topi po shkonte në drejtim të tij. Por Keane nuk u pajtua me legjendën e Liverpoolit.
“Ishte një devijim i Sokratis dhe Xhaka nuk ka mundur ta prekte topin edhe nëse do të dëshironte” deklaroi Keane në Sky Sports. /Indeksonline/