75 Mall Live Search
22:04 / E Martë, 24 Mars 2020 / indeksADMonline

Legjenda e Manchesterit: Premierliga duhet të mbyll sezonin, t’i jepet titulli Liverpoolit

Premier League është ndalur për shkak të Coronavirus-it. Megjithatë, kampionati anglez duhet të kthehet më 1 qershor.

Disa mendojnë që sezoni të mbyllet këtu dhe t’i jepej titulli Liverpool-it, ndërsa të tjerë janë të mendimit që sezoni duhet anuluar.

Ish-mbrojtësi i United, Rio Ferdinand, i ka idetë e qarta në lidhje me këtë.

Mendoj se Premier League duhet anuluar. E di që do të ketë shumë tifozë të Liverpool-it që do thonë: ‘Rio, e thua sepse je tifoz i Manchester United dhe kundër Liverpool-it’. Nuk është kjo arsyeja, por nuk shikoj asnjë mënyrë si mund të përfundohet sezoni, duke parë se shëndeti është në rrezik”, ka thënë Ferdinand në Instagram.

Diskutohet për t’i zhvilluar ndeshjet me dyer të mbyllura, por do të ketë futbollistë në fushë. A nuk janë pjesë e shoqërisë ata?”.

Një këndvështrim i ish-mbrojtësit të Manchester United që do të shkaktojë shumë polemika. /IndeksOnline/