Legjenda e Real Madridit: Felixi ka të ardhme të ndritshme
Legjenda e Real Madridit, Iker Casillas, ka thënë se sulmuesi i Atletico Madridit, Joao Felix do të shkëlqejë te gjiganti spanjoll.
Felixi u transferua këtë verë për 120 milionë euro dhe është në formë të shkëlqyer.
Casillasi gjithashtu ka po të njëjtin mendim për portugezin.
“Felixi është lojtar me një të ardhme të ndritshme. Do të bëjë maksimumin. Përgjithësia vjen me çmimin që e kanë paguar. E di që klubi dëshiron trofe dhe njerëzit po e shohin si zëvendësim i Antoine Greizmann”, deklaroi ai.
I pyetur se nëse do të bëhej trajner në të ardhmen nuk e ka pranuar këtë gjë, mirëpo ka folur për Xavin, i cili ka nisur karrierën si trajner.
“Xavi, si të gjithë bashkëlojtarët e mi në futboll, ka potencialin për të qenë trajner. Jam i sigurt se ai dhe Raul Valdes, Alonso do të jetë kryesorët në stol në vitet e ardhshme”, përfundoi ai. /IndeksOnline/