Legjenda e repit dënohet për vrasje

Reperi i famshëm, Kidd Creole, është dënuar pasi kishte vrarë një person në vitin 2017.
Gjykata supreme në New York e shpalli reperin fajtor për vrasjen e shkallës së parë, transmeton Indeksonline.

Creole ishte arrestuar në vitin 2017 për shkak të këtij rasti.
Prokurorët thonë se një grup turistësh panë trupin e burrit në mes të rrugës ku e dërguan në spital, por për shkak të plagëve të rënda ai kishte ndërruar jetë.
Reperit pritet që dënimi t’i shqiptohet me 4 maj./Indeksonline/
