75 Mall Live Search
15:32 / E Premte, 21 Qershor 2024 / G T

Legjenda gjermane thurr lëvdata për Shqipërinë, thotë se do e shqetësojnë edhe Spanjën

Legjenda gjermane e futbollit, Jurgen Klismann i ka cilësuar si pozitive paraqitjet e Kombëtares Shqiptare në “Euro 2024”.

Klinsmann, në një lidhje të drejtpërdrejtë për “ESPN” , ka thënë se Shqipëria janë një ekip plot me cilësi.

“Ky është grupi i vdekjes, me Spanjën, Italinë dhe Kroacinë, dhe Shqipëria ka një ekip plot me cilësi. Shumica e lojtarëve luajnë në Serinë A, në Itali, dhe vërtetë që mund t’ju shqetësojnë. Këtë janë duke bërë.

Shqetësuan shumë Italinë dhe tani shqetësuan Kroacinë. Kështu do të bëjnë edhe në ndeshjen e fundit me Spanjën. Është një ekip i mirë. Nuk ka një emër të madh ose lojtarë me emra të mëdhenj, por kanë cilësi. Kështu që nuk u befasova shumë”, ka thënë Klinsmann.

Kujtojmë që Shqipëria, do të luaj ndeshjen e fundit të grupit B në Dusseldorf ndaj Spanjës, e cila është tashmë e kualifikuar.

Kuqezinjtë, kanë humbur ndeshjen e parë në Dortmund ndaj Italisë 2-1, dhe barazim 2-2 ndaj Kroacisë, dhe Shqipërisë i duhet vetëm fitorja që të ketë mundësi kualifikimi./IndeksOnline/