75 Mall Live Search
09:20 / E Mërkurë, 19 Shkurt 2025 / G T

Legjenda holandeze i ashpër me Theo Hernandezin: Gjithçka po shkonte mirë, derisa erdhi ai idiot!

Ish-futbollisti i njohur në Holandë, Van Hoojdonk ka “goditur” Theo Hernandezin, pasi ky i fundit bëri një gabim trashanik ndaj Feyenoordit në Ligën e Kampionëve.

Hernandez u ndëshkua me karton të kuq, pasi kërkoi penallti pa e prekur fare kundërshtari, shkruan Indeksonline

Edhe pse ky rezultat i konvenoi, pasi Hoojdonk njihet si legjend e Feyenoordit, por tani si analist nuk kurseu kritikat për lojtarin francez të ekipit italian.

“Një Feyenoord i goditur, me shumë lëndime dhe ishte në disavantazh 1:0 pas vetëm gjysmë-minuti. Pastaj paprimtas vjen ai idiot (Theo)”, u shpreh Hoojdonk

Kujtojmë se kundërshtari i mundshëm i Feyenoordit në rrethin tjetër është Interi apo Arsenali./Indeksonline/