Legjenda holandeze, Van Basten: Club Brugge u dëmtua, goli i katërt ishte i rregullt!
Skuadra e Barcelonës dhe ajo e Club Brugge-t mbrëmë barazuan 3:3 në një ndeshje tejet interesante në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Vendasit shënuan gol për 4:3 në minutat e fundit, por sistemi VAR e anuloi për një faull në portierin, Szczesny, shkruan Indeksonline
Megjithatë, legjenda e futbollit holandez, Marco Van Basten, e quan si gol të rregullt.
“Club Brugge u dëmtua mbrëmë, goli i katërt ishte i rregullt dhe duhej të qëndronte.
“Nuk ishte faull te Szczensy. Ai nuk e preki atë. Ishte vetë portieri që e bëri të dukej si faull, por nuk ishte”, u shpreh Van Basten
/Indeksonline/
— MOHAMMED (@AlM1319) November 6, 2025

